BBV - Live nga shtëpia

BBV - Live nga shtëpia

1 movie-matched episodes
★ Follow this showFree account. Its episodes pin to the top of movie pages you visit.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e "Big Brother VIP Albania" janë në qendër të vëmendjes. Banorët e "BBV4" po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e "Big Brother VIP" do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike. Surpriza nga më të ndryshme janë të garantuara...

Game Changer
Shëndriti e zbulon: Jam i dashuruar dhe një ‘game-changer’!
Game Changer (2025) · Mar 30, 2026